Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, bastisje dhe arrestime në disa lokacione

Gjatë natës është realizuar një aksion i Ministrisë së Punëve të Brendshme për goditjen e një krimi të rëndë financiar në Maqedoninë e Veriut, mëson jozyrtarisht “Fokus”. Janë kryer bastisje në disa lokacione, si dhe janë arrestuar disa per...

shtator 3, 2026 - 11:00
Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, bastisje dhe arrestime në disa lokacione

Gjatë natës është realizuar një aksion i Ministrisë së Punëve të Brendshme për goditjen e një krimi të rëndë financiar në Maqedoninë e Veriut, mëson jozyrtarisht “Fokus”. Janë kryer bastisje në disa lokacione, si dhe janë arrestuar disa persona të dyshuar.

Sipas informacioneve të para, ekzistojnë dyshime për abuzime financiare lidhur me inkasimin e taksave gjatë regjistrimit të automjeteve, ndërsa vlerësohet se është shkaktuar një dëm prej mbi 2 milionë eurosh.

Priten informacione zyrtare nga MPB-ja dhe Prokuroria për Njekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.