Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – Dalin emrat e personave të arrestuar!

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në mëngjesin e sotëm në disa qytete të vendit, përfshirë Shkupin, Tetovën dhe Kumanovën. Nën hetim, sipas informacioneve të para, janë persona përgjegjës nga spitali privat “Sante Plus” dhe pun...

tetor 29, 2026 - 13:01
Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – Dalin emrat e personave të arrestuar!

Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në mëngjesin e sotëm në disa qytete të vendit, përfshirë Shkupin, Tetovën dhe Kumanovën.

Nën hetim, sipas informacioneve të para, janë persona përgjegjës nga spitali privat “Sante Plus” dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, të cilët dyshohen për disa vepra penale, mes të cilave keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, punë të pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash, përcjell Plusinfo.

Dyshimet, ndër të tjera, kanë të bëjnë edhe me veprime të paligjshme të pretenduara lidhur me operacionet e syve.

Emrat e personave të ndaluar të përfshirë në hetim:

Den Donçev, ish-drejtor i Fondit të Shëndetësisë të Maqedonisë në kohën e Qeverisë së LSDM-së.

Ridvan.A, ish-kryetar i Bordit Drejtues të FSHSH-së;

Vesna.Q, ish-menaxhere e spitalit privat “Sante Plus”;

Salih.B, ish-pronar dhe person i autorizuar në spital;

Selma.A, menaxhere aktuale;

Geriana A., ish-drejtore e spitalit;

Cveten S., ish-udhëheqës i Sektorit të Kontrollit në FSHSH;

Zhaklina S., ish-drejtore e Njësisë Rajonale të FSHSH-së Shkup;

Irena P., udhëheqëse aktuale e Njësisë Rajonale Shkup.

Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi që i kanë shkaktuar buxhetit kalon 1,5 milionë euro, ndërsa përfitimi pasuror i fituar në mënyrë të paligjshme për spitalin “Sante Plus” llogaritet në rreth 4 milionë euro. Të dëmtuar janë edhe një numër më i madh pacientësh që janë trajtuar në spital.
Mëngjesin e sotëm policia ka kryer kontrolle në mbi 10 lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

Gjithashtu, ekzistojnë informacione se nga këto veprime janë dëmtuar edhe një numër i madh pacientësh që janë trajtuar në këtë institucion.

Aksioni policor është në vazhdim e sipër, ndërsa gjatë ditës priten detaje zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe prokuroria kompetente./Plusinfo.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.