Aksion i “Task Force” në Gostivar e Tetovë: Tre të arrestuar, sekuestruan marihuanë dhe kokainë

Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar dhe Tetovë pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, dje, në orën 18:00, 22:15 dhe 23:20, zyrtarë policorë nga eki...

tetor 7, 2026 - 13:30
Aksion i “Task Force” në Gostivar e Tetovë: Tre të arrestuar, sekuestruan marihuanë dhe kokainë

Tre persona janë privuar nga liria në Gostivar dhe Tetovë pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe kokainë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, dje, në orën 18:00, 22:15 dhe 23:20, zyrtarë policorë nga ekipi mobil “Task Force” pranë Njësisë së Policisë në Gostivar dhe SPB Tetovë kanë privuar nga liria R.J. (47) dhe S.N. (29) nga Gostivari, si dhe G.O. (44) nga Tetova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.J., i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar dy paketime me marihuanë.

Gjatë kontrollit të S.N., policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa gjatë kontrollit të G.O. është gjetur dhe sekuestruar kokainë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të paraqiten kallëzime përkatëse.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.