Aksion në disa qytete: 16 të arrestuar, kapen marihuanë dhe kokainë
Gjatë aksioneve të veçanta policore në disa lokacione në vend, 16 persona janë privuar nga liria, ndërsa policia ka sekuestruar lloje të ndryshme droge, përfshirë marihuanë dhe kokainë. Në një rast është gjetur edhe një thikë kuzhine. Në S...
Gjatë aksioneve të veçanta policore në disa lokacione në vend, 16 persona janë privuar nga liria, ndërsa policia ka sekuestruar lloje të ndryshme droge, përfshirë marihuanë dhe kokainë. Në një rast është gjetur edhe një thikë kuzhine.
Në Shkup, më 3 dhe 4 tetor, janë arrestuar tetë persona, te të cilët janë gjetur marihuanë dhe një substancë pluhur e bardhë.
Në Tetovë, policia ka arrestuar tre persona. Te njëri janë gjetur dy paketime me kokainë dhe një thikë, ndërsa te një tjetër një objekt me mbetje kokaine. Një 62-vjeçar nga Çellopeku dyshohet se ka mundësuar përdorimin e drogave në një objekt bastesh.
Në Gostivar, është arrestuar një 29-vjeçar, të cilit i është gjetur kokainë. Dy persona janë arrestuar edhe në Shtip, ndërsa në Tabanoc, në hyrje të vendit, është ndaluar një shtetas çek, në bagazhin e të cilit është gjetur marihuanë.
Një tjetër person është arrestuar në Kavadar, ku gjithashtu është sekuestruar marihuanë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të pasojnë kallëzimet përkatëse.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.