Aksion policor në Vrapçisht, tre persona përfundojnë në stacion policor
Dy persona janë privuar nga liria në Vrapçisht, pasi policia ka gjetur marihuanë dhe një send me mbetje kokaine gjatë kontrollit të një automjeti taksi. Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 17:00, kur zyrtarët policorë të ekipit mobi...
Dy persona janë privuar nga liria në Vrapçisht, pasi policia ka gjetur marihuanë dhe një send me mbetje kokaine gjatë kontrollit të një automjeti taksi.
Rasti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 17:00, kur zyrtarët policorë të ekipit mobil „Task Force“ kanë ndaluar automjetin me targa të Gostivarit.
Gjatë kontrollit personal, te K.S. (40) nga Gostivari është gjetur dhe sekuestruar marihuanë, ndërsa te drejtuesi i taksisë, S.M. (39) nga Gostivari, është gjetur një send me mbetje kokaine.
Të tre personat, përfshirë edhe N.B. (22) nga fshati Vërbjan, janë mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
Flaka
The post Aksion policor në Vrapçisht, tre persona përfundojnë në stacion policor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.