Aksioni i “merimangës” në Çair, largohen veturat e parkuara në mënyrë të parregullt

Shërbimi i “merimangës” ka ndërhyrë dje në komunën e Çairit në Shkup, duke larguar disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas pamjeve të publikuara nga “Skopje1.mk”, automjetet ishin parkuar pranë trotuarit, në korsinë e djathtë...

tetor 31, 2026 - 10:01
Aksioni i “merimangës” në Çair, largohen veturat e parkuara në mënyrë të parregullt

Shërbimi i “merimangës” ka ndërhyrë dje në komunën e Çairit në Shkup, duke larguar disa vetura të parkuara në mënyrë të parregullt.

Sipas pamjeve të publikuara nga “Skopje1.mk”, automjetet ishin parkuar pranë trotuarit, në korsinë e djathtë të rrugës, afër stadiumit në Çair.

Në aksionin e largimit të veturave shihen të përfshira tri automjete të shërbimit të “merimangës”.

Ndërhyrja është realizuar me qëllim të lirimit të hapësirës publike dhe përmirësimit të qarkullimit të trafikut në këtë zonë./Skopje1.mk


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.