Aktgjykimi për katërshen e UÇK-së do të zgjasë dy orë
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Hagë do të zgjasë dy orë. Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca për shpal...
Aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, në Hagë do të zgjasë dy orë.
Sipas njoftimit të fundit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, seanca për shpalljen e aktgjykimit do të nisë në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00, njofton Dukagjini.
Njoftimi është shoqëruar edhe me kërkesën për regjistrim paraprak të gazetarëve që dëshirojnë ta ndjekin seancën nga galeria e publikut ose nga qendra e mediave.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.