Akuza të rënda ndaj Greqisë: Aleanca Evropiane alarmon për përndjekjen e pakicave maqedonase dhe turke!
Aleanca e Lirë Evropiane (EFA) ka akuzuar Greqinë për shtypje sistematike të pakicave maqedonase dhe turke, duke denoncuar frikësime, ndjekje penale dhe pengim të aktiviteteve kulturore. Sipas EFA-s, autoritetet greke kanë ndërhyrë në festi...
Aleanca e Lirë Evropiane (EFA) ka akuzuar Greqinë për shtypje sistematike të pakicave maqedonase dhe turke, duke denoncuar frikësime, ndjekje penale dhe pengim të aktiviteteve kulturore.
Sipas EFA-s, autoritetet greke kanë ndërhyrë në festivale tradicionale në rajonin e Follorinës (Lerinit), ku këndohet dhe vallëzohet në gjuhën maqedonase. Organizata përmend gjithashtu procedura gjyqësore ndaj pjesëtarëve të të dyja komuniteteve.
EFA kritikon Athinën edhe për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që lidhen me regjistrimin dhe funksionimin e organizatave kulturore maqedonase dhe turke.
Aleanca u ka bërë thirrje BE-së, OKB-së dhe Këshillit të Evropës të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për t’i dhënë fund, siç pretendon ajo, diskriminimit dhe frikësimit të pakicave, si dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre./Sloboden Peçat / EFA
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.