Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm të verdhë për shkak të erërave të forta, të cilat në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit pritet të kalojnë 50 km/h. Era e fortë veriore do të vazhdojë edhe nesër. Sot moti do të je...

tetor 26, 2026 - 14:00
Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm të verdhë për shkak të erërave të forta, të cilat në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit pritet të kalojnë 50 km/h. Era e fortë veriore do të vazhdojë edhe nesër.

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 20 gradë, ndërsa në Shkup pritet të arrijnë deri në 16 gradë.

Autoritetet këshillojnë kujdes gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve në natyrë, si dhe sigurimin e sendeve të palidhura mirë në ballkone e terasa.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.