Alarm në Kumanovë: 18-vjeçarit i gjenden kallashnikov, 44 plumba dhe pajisje e dyshimtë me kohëmatës!
Një 18-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, ka zbuluar armë automatike, municion dhe një pajisje të punuar me dorë, të lidhur me kohëmatës dhe bateri. Sipas MPB-së, i riu me inicialet R.D. ësh...
Një 18-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi policia, gjatë kontrollit në banesën e tij, ka zbuluar armë automatike, municion dhe një pajisje të punuar me dorë, të lidhur me kohëmatës dhe bateri.
Sipas MPB-së, i riu me inicialet R.D. është arrestuar më 17 tetor, rreth orës 19:15.
Gjatë bastisjes, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur një pushkë automatike, karikatorë me 44 fishekë, një gëzhojë e shkrepur dhe pajisja e dyshimtë.
Policia njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj 18-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.