Alarm në Lituani, NATO ngre avionët luftarakë pas dyshimit për dron
Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër në Vilnius të Lituanisë, ndërsa në qytet u aktivizua një alarm emergjent dhe të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vilniusit u pezulluan përkohësisht. Alarmi i verdhë u dërgua rreth...


Avionët luftarakë të NATO-s u ngritën në ajër në Vilnius të Lituanisë, ndërsa në qytet u aktivizua një alarm emergjent dhe të gjitha fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vilniusit u pezulluan përkohësisht.
Alarmi i verdhë u dërgua rreth orës 13:00 sipas kohës lokale nga platforma emergjente LT72, pasi u raportua për një dron të dyshimtë në zonë, shkruan The Mirror, transmeton ORAinfo.
Në mesazhin drejtuar qytetarëve thuhej: “ALARM PËR SULM AJROR (I VERDHË). Është zbuluar potencialisht një dron. Gjeni një vend të sigurt. Nëse shihni një objekt të dyshimtë, qëndroni larg tij dhe telefononi në 112. Prisni njoftimin për përfundimin e alarmit.”
Njoftimi u dërgua në Vilnius dhe në zonat përreth, përfshirë Elektrėnai, Trakai dhe rrethin e Vilniusit.
Alarmi zgjati më pak se 40 minuta, ndërsa operacioni i autoriteteve vijoi në zonë.
Më vonë u bë e ditur se situata ishte shumë më pak serioze nga sa ishte dyshuar fillimisht dhe nuk bëhej fjalë për një kërcënim të drejtpërdrejtë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.