Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!
Në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Llopat nxënësit po vazhdojnë mësimin edhe këtë vit nën një kulm me materiale të rrezikshme, të cilat cilësohen si kancerogjene. Çështja u ngrit në Këshillin Komunal të Kumanovës nga këshilltari...
Në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Llopat nxënësit po vazhdojnë mësimin edhe këtë vit nën një kulm me materiale të rrezikshme, të cilat cilësohen si kancerogjene.
Çështja u ngrit në Këshillin Komunal të Kumanovës nga këshilltari i AKI-së, Shemsi Murati, i cili kërkoi përgjigje për zvarritjen e projektit për zëvendësimin e kulmit.
Murati i kërkoi drejtoreshës së “Kumanovo-Plan”, Aneta Shandeva Donevska, të sqarojë se deri ku ka arritur procedura dhe kur pritet realizimi i projektit.
“Nxënësit e Llopatit vazhdojnë të mësojnë nën kulm me material kancerogjen edhe këtë vit shkollor”, deklaroi Murati.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.