Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

Mbi 4.000 mjete shpërthyese janë zbuluar deri më tani në hapësirën e ish-kazermës ushtarake në Manastir (Bitola), ndërsa operacioni për gjetjen dhe largimin e tyre vazhdon. Bëhet fjalë për municione të vjetra, kryesisht të mbetura nga Lufta...

tetor 29, 2026 - 18:01
Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

Mbi 4.000 mjete shpërthyese janë zbuluar deri më tani në hapësirën e ish-kazermës ushtarake në Manastir (Bitola), ndërsa operacioni për gjetjen dhe largimin e tyre vazhdon.

Bëhet fjalë për municione të vjetra, kryesisht të mbetura nga Lufta e Parë Botërore, të cilat edhe pas më shumë se një shekulli paraqesin rrezik serioz.

Sipas raportimeve, operacioni i largimit të mjeteve shpërthyese po realizohet nga një specialist i piroteknikës, i ndihmuar nga tre ish-pjesëtarë të pensionuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për shkak të mungesës së kuadrit të specializuar.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, ka paralajmëruar se gjatë gërmimeve mund të zbulohen edhe mbi 1.000 mjete të tjera shpërthyese.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos prekin objekte të dyshimta dhe, në rast se hasin në municione të pashpërthyera, të njoftojnë menjëherë numrin emergjent 112.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.