Alarm në Maxhari, Shkup: Treni kalon, por barriera mbrojtëse mbetet e hapur!

Qytetarët alarmojnë për një situatë të rrezikshme në një kalim hekurudhor në lagjen Maxhari të Shkupit, ku, sipas dëshmitarëve, një tren ka kaluar pa u ulur barriera mbrojtëse dhe pa sinjalizim të përshtatshëm me drita. “Katastrofë në Maxha...

tetor 27, 2026 - 00:01
Alarm në Maxhari, Shkup: Treni kalon, por barriera mbrojtëse mbetet e hapur!

Qytetarët alarmojnë për një situatë të rrezikshme në një kalim hekurudhor në lagjen Maxhari të Shkupit, ku, sipas dëshmitarëve, një tren ka kaluar pa u ulur barriera mbrojtëse dhe pa sinjalizim të përshtatshëm me drita.

“Katastrofë në Maxhari – as semafor, as barrierë e ulur, ndërsa treni kalon!”, reagojnë qytetarët.

Ata paralajmërojnë se kjo gjendje rrezikon seriozisht jetën e shoferëve dhe këmbësorëve, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.

Deri më tani, nuk ka një sqarim zyrtar se përse barriera nuk ishte ulur gjatë kalimit të trenit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.