Alarm në Shkup: Tri vetura përfshihen nga flakët brenda natës!
Tri automjete, dy të markës „Seat“ dhe një „BMW“, janë përfshirë nga zjarri në Shkup, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rastin në polici e ka denoncuar një shtetas turk, 54-vjeçar, me q...
Tri automjete, dy të markës „Seat“ dhe një „BMW“, janë përfshirë nga zjarri në Shkup, rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rastin në polici e ka denoncuar një shtetas turk, 54-vjeçar, me qëndrim të përkohshëm në Shkup. Të tria veturat kishin targa të Shkupit.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit e Shkupit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat se si janë përfshirë tri automjetet nga flakët nuk janë bërë të ditura.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.