Alarm në Tetovë : Fëmijët po sulmohen dhe kërcënohen, policia konfirmon 12 incidente!
Prindërit në Tetovë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, pas një serie sulmesh dhe kërcënimesh ndaj të miturve. Sipas një prindi të shqetësuar, disa incidente dyshohet se kanë prapavijë ndëretnike dhe lidhen me rivalitetin me...
Prindërit në Tetovë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, pas një serie sulmesh dhe kërcënimesh ndaj të miturve. Sipas një prindi të shqetësuar, disa incidente dyshohet se kanë prapavijë ndëretnike dhe lidhen me rivalitetin mes grupeve të tifozëve „Ballistët” dhe „Vojvodët”.
Prindi pretendon se fëmijët ndalohen, kërcënohen dhe sulmohen nga grupe të të miturve më të rritur, ndërsa disa raste janë filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale. Ai rrëfen se edhe djali i tij 11-vjeçar është keqtrajtuar, duke bërë që tashmë të ketë frikë të dalë vetëm.
Policia konfirmon 12 raste gjatë vitit 2026, përfshirë incidente të rendit publik dhe raste me dimension ndëretnik.
Sipas SPB Tetovë, pesë raste janë zbardhur dhe janë ndërmarrë masa ligjore. Tri vepra penale janë dokumentuar, ndërsa katër raste të tjera mbeten në procedurë hetimore.
Policia mohon kategorikisht se rastet janë injoruar apo fshehur, duke theksuar se çdo denoncim trajtohet dhe se përfshihen edhe Qendra për Punë Sociale dhe prokuroria.
SPB Tetovë u bën thirrje prindërve që çdo incident ta raportojnë menjëherë në polici ose në numrin pa pagesë 192.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.