Alarm në Tetovë: Zhduket një 14-vjeçare, policia në kërkim të saj

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e një vajze 14-vjeçare, zhdukja e së cilës është raportuar në Tetovë. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 26 tetor, në orën 12:30, një 32-vjeçare nga Kërçova, e cila po që...

tetor 27, 2026 - 14:01
Alarm në Tetovë: Zhduket një 14-vjeçare, policia në kërkim të saj

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e një vajze 14-vjeçare, zhdukja e së cilës është raportuar në Tetovë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, më 26 tetor, në orën 12:30, një 32-vjeçare nga Kërçova, e cila po qëndronte mysafire në Tetovë, ka njoftuar policinë se vajza e saj 14-vjeçare ishte larguar nga shtëpia.

Policia bën të ditur se po ndërmerren masa për gjetjen e të miturës.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.