ALARM për shoferët: Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoni!

Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë, çmimi i ri i dizelit do të jetë 104.5 denarë për litër. Benzina 95 oktanëshe do të shitet me 99 ...

shtator 21, 2026 - 16:30
ALARM për shoferët: Rritet drastikisht çmimi i naftës në Maqedoni!

Nafta dizel shtrenjtohet për 5.5 denarë, ndërsa benzinat ulen për 1.5 denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me këtë, çmimi i ri i dizelit do të jetë 104.5 denarë për litër. Benzina 95 oktanëshe do të shitet me 99 denarë, ndërsa benzina 98 oktanëshe me 101 denarë për litër.

Vendimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të dizelit të rafinuar në bursën e Mesdheut me 7% gjatë javës së kaluar, si dhe forcimit të dollarit ndaj denarit me 1%.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.