Alarm për zjarre: Pothuajse i gjithë vendi në rrezik të lartë
Pothuajse i gjithë territori i vendit sot ndodhet në zonë me rrezik të lartë nga zjarret, sipas indeksit meteorologjik të rrezikut nga zjarret transmeton INA. Rreziku i lartë është shënuar me ngjyrë portokalli, ndërsa përjashtim bëjnë Malet...
Pothuajse i gjithë territori i vendit sot ndodhet në zonë me rrezik të lartë nga zjarret, sipas indeksit meteorologjik të rrezikut nga zjarret transmeton INA.
Rreziku i lartë është shënuar me ngjyrë portokalli, ndërsa përjashtim bëjnë Malet e Sharrit dhe rajoni i Ohrit dhe Resnjës, ku është regjistruar rrezik i mesëm, i shënuar me ngjyrë të verdhë.
Për shkak të kushteve aktuale atmosferike, ekziston rrezik i shtuar për shpërthimin dhe përhapjen e shpejtë të zjarreve në hapësira të hapura, si dhe për zjarre pyjore me intensitet të lartë.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë, veçanërisht të mos ndezin dhe të mos lënë zjarr të ndezur në ambiente të hapura.
Në rast se vërehet zjarr, qytetarët duhet ta raportojnë menjëherë në numrin 112./INA.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.