Alarmante në Shkup: 3 të mitur sulmohen nga një grup bashkëmoshatarësh në Aerodrom, disa prej tyre i njihnin

Një tjetër rast i dhunës mes të miturve është raportuar në Shkup, në lagjen Aerodrom. Sipas MPB-së, një 49-vjeçare ka denoncuar se më 1 nëntor, rreth orës 21:45, djali i saj i mitur dhe dy shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga një grup ba...

Nëntor 2, 2026 - 15:00
Alarmante në Shkup: 3 të mitur sulmohen nga një grup bashkëmoshatarësh në Aerodrom, disa prej tyre i njihnin

Një tjetër rast i dhunës mes të miturve është raportuar në Shkup, në lagjen Aerodrom.

Sipas MPB-së, një 49-vjeçare ka denoncuar se më 1 nëntor, rreth orës 21:45, djali i saj i mitur dhe dy shokët e tij janë sulmuar fizikisht nga një grup bashkëmoshatarësh, disa prej të cilëve i njihnin.

Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.