Alarmi nga Nili Perëndimor: 65 raste në Maqedoni, shumica dërrmuese në Shkup
Ethet e Nilit Perëndimor po vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut. Deri më 15 shtator, në vend janë evidentuar gjithsej 65 raste, prej të cilave 60 janë konfirmuar, ndërsa pesë konsiderohen raste të mundshme. Sipas të dhënave ...
Ethet e Nilit Perëndimor po vazhdojnë të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut. Deri më 15 shtator, në vend janë evidentuar gjithsej 65 raste, prej të cilave 60 janë konfirmuar, ndërsa pesë konsiderohen raste të mundshme.
Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, pjesa dërrmuese e rasteve është regjistruar në kryeqytet. Nga 65 të prekurit, 60 janë nga Shkupi, ndërsa raste janë evidentuar edhe në Veles, Kumanovë, Sveti Nikollë dhe Kavadar.
Të dhënat tregojnë se 64 raste janë autoktone, ndërsa vetëm një person ka pasur histori udhëtimi në Greqi. Megjithatë, sipas ISHP-së, periudha e inkubacionit përfshin edhe qëndrimin e personit në Maqedoninë e Veriut.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 51 persona ose 78.5 për qind janë meshkuj, ndërsa 14 persona ose 21.5 për qind janë femra.
Të dhënat e fundit tregojnë se infeksioni është i pranishëm kryesisht në zonën e Shkupit, ndërsa raste sporadike janë regjistruar edhe në disa qytete të tjera të vendit. Gazeta Flaka
The post Alarmi nga Nili Perëndimor: 65 raste në Maqedoni, shumica dërrmuese në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.