Alarmi për BCG-në: Maqedonia pezullon përkohësisht vaksinimin, po kontrollohet vaksina bullgare
Komisioni për Imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me BCG, derisa të merren të dhëna të plota për seritë e vaksinës, cilësinë e tyre dhe lidhjen e mundshme me reaksionet e raportuara. ...
Komisioni për Imunizim pranë Ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur pezullimin e përkohshëm të vaksinimit me BCG, derisa të merren të dhëna të plota për seritë e vaksinës, cilësinë e tyre dhe lidhjen e mundshme me reaksionet e raportuara.
Vendimi erdhi pas raportimeve nga Kroacia për reaksione të padëshiruara pas përdorimit të BCG-së. Bëhet fjalë për vaksinën e prodhuesit bullgar Bul Bio NCIPD, e njëjta kompani që furnizon edhe Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet maqedonase kanë kontaktuar Agjencinë për Ilaçe (MALMED) dhe kanë kërkuar informacione për seritë e vaksinave që përdoren në vend.
Në Kroaci, përdorimi i kësaj vaksine u pezullua si masë parandaluese pas katër rasteve të dyshuara të osteitit/osteomielitit te fëmijët gjatë vitit 2026. Hetimi atje po shqyrton nëse ekziston ndonjë problem me cilësinë e vaksinës.
Komisioni maqedonas thekson se në dhjetë vitet e fundit MALMED ka pranuar vetëm një raport për dyshim për reaksion të padëshiruar ndaj vaksinës BCG, në gusht 2022.
Pezullimi do të jetë në fuqi deri në marrjen e informacioneve të plota dhe përfundimin e kontrolleve.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.