Albin Kurti dhe Vetëvendosje heshtin për protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

Ndërsa mijëra studentë shqiptarë në Shkup dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën e provimit në gjuhën e tyre amtare — një të drejtë që sipas Kushtetutës dhe ligjit The post Albin Kurti dhe Vetëvendosje heshtin për protestat e studentëve shqiptarë në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 8, 2026 - 00:00
Albin Kurti dhe Vetëvendosje heshtin për protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

Ndërsa mijëra studentë shqiptarë në Shkup dolën në rrugë për të kërkuar të drejtën e provimit në gjuhën e tyre amtare — një të drejtë që sipas Kushtetutës dhe ligjit është e garantuar — Albin Kurti, ish-protagonist i protestave studentore në Kosovë dhe i konsideruar si arkitekt i formimit të VLEN në Maqedoninë e Veriut, nuk bëri asnjë reagim, shkruan Gazeta Flaka – Maqedoni.

As Lëvizja Vetëvendosje, as rrjetet sociale të Kurtit nuk publikuan një fjali mbështetjeje për revoltën studentore. Ky heshtje e ish-liderit të lëvizjeve rinore shihet si një mungesë e habitshme e solidaritetit për studentët shqiptarë që po përballen me politizimin e të drejtave të tyre nga institucionet shtetërore.

Studentët, të revoltuar, u shprehën: “Ne kërkojmë të mësojmë dhe të jemi të vlerësuar në gjuhën tonë amtare. Shteti duhet të respektojë ligjin, jo ta politizojë atë.”

Ndërkohë, heshtja e Kurtit nxit pyetje rreth rolit dhe ndikimit të tij ndaj lëvizjeve rinore në rajon dhe angazhimit të tij ndaj çështjeve të shqiptarëve jashtë Kosovës.

Njohësit e rrethanave vlerësojnë se, duke pasur parasysh afërsinë e Albin Kurtit me VLEN — ku vepron edhe një grupacion që i përket Vetëvendosjes me në krye Bekim Qoku — si dhe bashkëpunimin e ngushtë bilateral me qeverinë në Shkup dhe me homologun Hristijan Mickoski, heshtja e Kurtit konsiderohet më se e qartë dhe e kuptueshme. Kështu vlerëson, të paktën, gazetari Driton Zenku.

Analisti Gent Aliu, me ironi, shprehet se Albin Kurti nuk ka kohë të merret me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, pasi, sipas tij, po i lëkundet karriga e kryeministrit. Ai shton se Kurti e ka përmbushur misionin e tij në Shkup, duke ndihmuar Hristijan Mickoski në krijimin e një qeverie që, sipas Aliut, po dëshmohet çdo ditë si një nga më anti-shqiptaret që vendi ka pasur në këto gati katër dekada.

Reagime të shumta u shprehën nga përfaqësues politikë të Tiranës dhe Prishtinës, duke përfshirë edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, përfaqësues të sektorit joqeveritar, artistë dhe personalitete të tjera, të cilët dënuan heshtjen dhe mungesën e mbështetjes për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Albin Kurti dhe Vetëvendosje heshtin për protestat e studentëve shqiptarë në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .