Albin Kurti zbulon ofertën për Lumir Abdixhikun

Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka treguar se ia ka ofruar LDK’së pozitën e zv.kryeministrit dhe disa ministri. “Kemi ofruar pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik,...

gusht 7, 2026 - 17:30
Albin Kurti zbulon ofertën për Lumir Abdixhikun

Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka treguar se ia ka ofruar LDK’së pozitën e zv.kryeministrit dhe disa ministri.

“Kemi ofruar pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë në përputhje me rezultatin ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrore në ekzekutiv”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, një ofertë e tillë është ofertë për bashkëqeverisje dhe se e reflekton rezultatin e zgjedhjeve.

Sa i përket kërkesës së LDK’së që ta ketë presidentin, Kurti ka thënë se partia e Abdixhikut nuk i ka as 30 vota për ta bërë propozimin në Kuvend.

Nga ana e VV-së, LDK i është ofruar edhe posti i kryetarit të Kuvendit, që nuk është pranuar nga kjo e fundit.

Kryeministri në detyrë ditë më parë theksoi se presidenti i ri i vendit nuk duhet të paraqesë polin e katërt të pushtetit, të mos jetë “i përfshirë në polemikat ditore”.

“Jemi të interesuar dhe të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK-në, sa i përket presidentit qëndrimi ynë është që nuk do të duhej të jetë pjesë e pushtetit politik, por e përfaqësimit të Republikës. Unë nuk mund të sjell emër konkret, sepse ai do të duhej të ishte konsensual, gjithpërfshrës, të mos ishte i LVV-së”, tha Kurti. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.