Albrim Hoxha në Dibër për njëvjetorin e qeverisjes së Fisnik Melës: Punë konkrete dhe zhvillim për qytetin

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe përfaqësues të Qeverisë, qëndroi sot në Dibër ku u shënua njëvjetori i qeverisjes së kryetarit të komunës, Fisnik Mela. Gjatë vizitës, dele...

Nëntor 2, 2026 - 23:00
Albrim Hoxha në Dibër për njëvjetorin e qeverisjes së Fisnik Melës: Punë konkrete dhe zhvillim për qytetin

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, së bashku me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe përfaqësues të Qeverisë, qëndroi sot në Dibër ku u shënua njëvjetori i qeverisjes së kryetarit të komunës, Fisnik Mela.

Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime në komunën e Dibrës ku u inspektuan projekte të realizuara dhe biznese të suksesshme të qytetit, për të përmbyllur aktivitetet me manifestimin qendror, ku në praninë e qindra qytetarëve u prezantua raporti njëvjeçar i punës së kryetarit Mela.

‘Sot bashkë me bashkëkryetarin e VLEN-it, Izet Mexhiti, dhe përfaqësues të Qeverisë, ishim në Dibër për të shënuar njëvjetorin e qeverisjes së kryetarit Fisnik Mela. Nga takimi në komunë, te vizitat në projektet e realizuara dhe bizneset e suksesshme të qytetit, deri te manifestimi qendror mes qindra dibranëve, ku u prezantua raporti njëvjeçar. Shumë punë, projekte konkrete, buxhet në rritje dhe një Dibër që po zhvillohet! Urime Fisnik Melës dhe ekipit të tij! Përpara me të njëjtin përkushtim!”, ka theksuar zv/ministri Hoxha.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.