Albulena Haxhiu: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu nuk pret ndonjë ndryshim të qasjes së Beogradit në raport me Kosovën pas fitores së Listës Studentore dhe rënies së SNS-së së Aleksandar Vuçiqit. Kryeparlamentarja Haxhiu sot këtë mesazh e përcol...
Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu nuk pret ndonjë ndryshim të qasjes së Beogradit në raport me Kosovën pas fitores së Listës Studentore dhe rënies së SNS-së së Aleksandar Vuçiqit.
Kryeparlamentarja Haxhiu sot këtë mesazh e përcolli nga Shkupi duke theksuar se me rëndësi parësore është ndëshkimi i një regjimi autoritar.
“Së pari është shumë e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen. Nuk kemi shumë besim që do të ndryshojë shumë mendësia atje në Serbi. Megjithatë, Republika e Kosovës do të qëndrojë e fortë përballë çdo sfide që ka para vetes”, deklaroi Haxhiu.
Lista Studentore ka bërë të ditur qëndrimin ndaj Kosovës, duke mos njohur pavarësinë e saj, por duke e parë si pjesë të Serbisë, një qëndrim i ngjajshëm si gjatë pushtetit të deritanishëm.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.