Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Alean...

shtator 15, 2026 - 09:30
Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë

Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore që komuna të ketë përfaqësim që pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të saj.

Në mbledhje u diskutua edhe për përmbylljen e zgjedhjeve të brendshme në degët e mbetura, si dhe për përgatitjet drejt Kongresit të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët.

Të bashkuar në Bërvenicë. Të organizuar dhe të vendosur për një Aleancë më të fortë. Gazeta Flaka

The post Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.