Aleksandar Vuçiq e sulmon Afrim Gashin dhe Bekim Salin, shkaku se e ndaluan ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut
Reagimi i ashpër i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj qëndrimeve të zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, dhe kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, vjen në nj...
Reagimi i ashpër i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndaj qëndrimeve të zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, dhe kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, vjen në një kohë kur kursi politik i Maqedonisë së Veriut ka ndryshuar.
Për vite me radhë, projekti i “Open Balkan”-it ishte një nga projektet kryesore politike rajonale, i mbështetur fuqishëm edhe përmes afërsisë politike të atëhershme ndërmjet Ali Ahmetit dhe Edi Ramës, ndërsa Serbia e Aleksandar Vuçiqit synonte ta shtrinte ndikimin e saj politik dhe ekonomik në rajon.
Mirëpo, me ardhjen e kursit të ri politik, Afrim Gashi dhe Bekim Sali janë ndër figurat që kanë ndërprerë këtë qasje dhe kanë kontribuar në ndryshimin e kursit politik të Maqedonisë së Veriut, duke e orientuar vendin më fuqishëm drejt agjendës evropiane dhe euroatlantike.
Ndërprerja e projektit “Open Balkan” dhe ndryshimi i qasjes ndaj politikës rajonale kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në raport me periudhën e mëparshme.
Në këtë kontekst, deklaratat e fundit të Vuçiqit ndaj Gashit dhe Salit nuk mund të shihen të shkëputura nga ndryshimi i këtij kursi politik. Qëndrimet e tyre të qarta për Kosovën, UÇK-në dhe aktgjykimin e Gjykatës Speciale kanë nxitur një reagim të drejtpërdrejtë nga presidenti serb.
Ndryshimi i kursit politik në Shkup, ndërprerja e “Open Balkan”-it dhe forcimi i orientimit evropian kanë krijuar një realitet të ri politik në Maqedoninë e Veriut.
Prandaj, reagimi i Vuçiqit ndaj Afrim Gashit dhe Bekim Salit shihet si një përplasje politike me këtë qasje të re, e cila po e largon Maqedoninë e Veriut nga modelet e mëparshme të bashkëpunimit rajonal dhe po e afron më shumë me agjendën evropiane. /InfoShqip.com
The post Aleksandar Vuçiq e sulmon Afrim Gashin dhe Bekim Salin, shkaku se e ndaluan ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.