Ali Ahmeti e tregon emrin e personit që e lëshoi komunikatën e parë nga Shkupi në emër të UÇK-së së Kosovës (Video)
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një emision në Tv Dukagjini ka thënë se komunikata e parë 3 UÇK-së së Kosovës është lëshuar nga Shkupi, kurse ka përmendur edhe emrin e personit i cili e ka lëshuar atë me faks. Ai thotë se komunikata është...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një emision në Tv Dukagjini ka thënë se komunikata e parë 3 UÇK-së së Kosovës është lëshuar nga Shkupi, kurse ka përmendur edhe emrin e personit i cili e ka lëshuar atë me faks.
Ai thotë se komunikata është shkruar me një makinë të vjetër shktimi, kurde bëhet fjalë për një person nga Kërçova, transmeton portali Lideri.mk.
Më 17 nëntor 1994, krahas vendimit për emërtimin e formacionit ushtarak si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, u hartua edhe komunikata e parë që do të publikohej në emër të saj.
Sipas ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetit, dokumenti ishte shkruar me një makinë të vjetër shkrimi, ndërsa mbante numrin 11, duke nënkuptuar edhe aksionet e armatosura të kryera deri atëherë.
“Është komunikata numër 11, nëse nuk gaboj, gjoja se edhe shumë aksione të tjera janë kryer”, ka treguar Ahmeti në ciklin e emisioneve “Dosjet” në Debat Plus.
Sipas tij, komunikata u shpërnda nga Shkupi nga Abdylmexhit Karaga, në hapësirat e ish-Jugosllavisë.
Në të, UÇK-ja merrte përgjegjësinë për 11 aksione të armatosura, përfshirë sulmin e 9 nëntorit 1994 në Gllogovc ndaj Lutfi Ajazit, pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Emri i UÇK-së u shfaq në shtyp disa ditë më vonë. Sipas hulumtimit të prezantuar në ciklin “Dosjet” në Debat Plus, më 29 nëntor 1994 “Rilindja”, duke iu referuar mediumit serb “Vecernje Novosti”, raportoi se UÇK-ja kishte marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj Ajazit.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.