Ali Ahmeti përkujton Muzafer Agushin: 25 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies së Muzafer Agushit – Mucki, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ahmeti thekson se Agushi, 25 vite më parë, u përjetë...
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 25-vjetorin e rënies së Muzafer Agushit – Mucki, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ahmeti thekson se Agushi, 25 vite më parë, u përjetësua në radhët e dëshmorëve të kombit pas kontributit të tij në luftën për të drejtat e shqiptarëve.
“Me nderim kujtojmë përkushtimin, veprën dhe sakrificën e tij në shërbim të çështjes kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, idealet për të cilat luftoi Muzafer Agushi dhe kontributi i tij mbeten pjesë e kujtesës kolektive dhe amanet për brezat e ardhshëm.
“Lavdi Muzafer Agushit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, përfundon mesazhin e tij Ali Ahmeti. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti përkujton Muzafer Agushin: 25 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.