Ali Ahmeti prek me fjalët për Nexhadi Lutfinë – Nexhën: “Nuk humba vetëm berberin tim, humba një mik” !

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës, me të cilin, sipas tij, kishte ndërtuar një miqësi të veçantë gjatë më shumë se dy dekadave. Në n...

tetor 8, 2026 - 11:30
Ali Ahmeti prek me fjalët për Nexhadi Lutfinë – Nexhën: “Nuk humba vetëm berberin tim, humba një mik” !

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës, me të cilin, sipas tij, kishte ndërtuar një miqësi të veçantë gjatë më shumë se dy dekadave.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan se që nga viti 2001 e deri para dy muajsh, Nexha ishte njeriu që kujdesej për pamjen e tij, por me kalimin e viteve marrëdhënia e tyre u shndërrua në një miqësi të sinqertë dhe të mbështetur në respekt të ndërsjellë.

JA POSTIMI I PLOTË:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Nexhadi Lutfisë – Nexhës.

Që nga viti 2001 e deri para dy muajsh, Nexha ka qenë pranë meje në një mënyrë të veçantë. Me duart e tij të shkathëta ka qenë përkujdesësi im për pamjen, por me kalimin e viteve, marrëdhënia jonë u shndërrua në shumë më tepër se kaq, në miqësi dhe respekt.

Gjatë atyre takimeve tona të rregullta, përveç bisedave të zakonshme, kemi diskutuar edhe për zhvillimet politike e shoqërore. Nexha ishte njeri kureshtar, i vëmendshëm dhe me interes të veçantë për atë që ndodhte rreth nesh. Shpesh, në ato biseda të thjeshta, lindnin edhe diskutime të rëndësishme, me pyetje, vërejtje dhe këndvështrime që dëshmonin për një njeri që e ndiqte me shumë interes kohën në të cilën jetonte.

Sot nuk humba vetëm një njeri që për 25 vite kujdesej për pamjen time si berber. Humbëm një mik, një bashkëbisedues dhe një njeri të mirë, prania e të cilit ishte bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Do ta kujtoj gjithmonë me respekt e mirënjohje.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.