Alonso po rikthehet si trajner, a do të jetë ky klubi i ri?
Xabi Alonso pritet të nis një aventurë të re si trajner. Sipas raportimeve të fundit, spanjolli është kandidatë kryesor për të marr drejtimin e Liverpulit, pas largimit të Arne Slot, shkruan IndeksOnline. Gazetari Axel Hesse i ”Bild”, raporton se Slot do të largohet nga Liverpuli pas përfundimit të sezonit dhe Alonso do të jetë zëvendësues […]


Xabi Alonso pritet të nis një aventurë të re si trajner.
Sipas raportimeve të fundit, spanjolli është kandidatë kryesor për të marr drejtimin e Liverpulit, pas largimit të Arne Slot, shkruan IndeksOnline.
Gazetari Axel Hesse i ”Bild”, raporton se Slot do të largohet nga Liverpuli pas përfundimit të sezonit dhe Alonso do të jetë zëvendësues i tij.
Drejtuesit e Liverpool po e shohin spanjollin si njeriun ideal për të marrë drejtimin e skuadrës dhe për të nisur një epokë të re në “Anfield”.
Xabi Alonso së fundi ishte trajner i Real Madridit, ku u largua pas disa muajve në krye të skuadrës madrilene.