Alta Banka mundëson tërheqjen e parave në sportele për klientët pa kartela bankare

Qytetarët që kanë llogari bankare në Alta Banka SHA Manastir, por nuk posedojnë kartela bankare, nga sot do të mund t’i tërheqin paratë e tyre në sportelet e degës kryesore të bankës në Manastir. Sipas njoftimit të Bankës Popullore, për ...

Nëntor 5, 2026 - 10:01
Alta Banka mundëson tërheqjen e parave në sportele për klientët pa kartela bankare

Qytetarët që kanë llogari bankare në Alta Banka SHA Manastir, por nuk posedojnë kartela bankare, nga sot do të mund t’i tërheqin paratë e tyre në sportelet e degës kryesore të bankës në Manastir.

Sipas njoftimit të Bankës Popullore, për këtë qëllim do të hapen disa sportele në adresën rruga “Dobrivoje Radosavleviq” nr. 21, të dedikuara për tërheqjen e parave të gatshme. Kjo masë u drejtohet veçanërisht pensionistëve dhe përfituesve të ndihmës sociale, të cilët mjetet financiare i marrin përmes llogarive në këtë bankë.

Shuma maksimale që mund të tërheqë secili qytetar është 20.000 denarë, në përputhje me kufirin e lejuar për tërheqje gjatë një periudhe dyjavore.

Nga 6 nëntori, përfshirë edhe të shtunën, më 7 nëntor, dega do të punojë në dy ndërrime, me qëllim që të shërbehet një numër sa më i madh i klientëve. Pagesat do të realizohen gjatë disa ditëve, sipas një orari të përcaktuar paraprakisht.

Qytetarët do të njoftohen përmes SMS-porosive lidhur me datën dhe orën kur duhet të paraqiten në degën e bankës.

Banka Popullore apelon që qytetarët t’u përmbahen termineve të caktuara dhe të mos paraqiten para kohës së përcaktuar apo në ditët kur nuk janë ftuar, me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe pritjeve të gjata. Për ata që nuk do të mund të paraqiten në terminin e caktuar, do të sigurohen termine shtesë.

Sportelët do të shërbejnë ekskluzivisht për tërheqjen e parave të gatshme, ndërsa nuk do të mundësohen lloje të tjera transaksionesh.

Ndërkohë, janë duke u zhvilluar përgatitjet për hapjen e sporteleve edhe në qytete të tjera të vendit, për pensionistët dhe përfituesit e ndihmës sociale. Për këto masa, Banka Popullore do të informojë në vijim. Gazeta Flaka

The post Alta Banka mundëson tërheqjen e parave në sportele për klientët pa kartela bankare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.