Ambasada britanike çmon guximin e policisë në Banjskë, Serbisë i bën thirrje të mbajë përgjegjësi

Ambasada britanike në Kosovë ka kujtuar 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku. Duke e kujtuar Afrimin, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar çmon lart guximin dhe profesionalizmi e treguar nga Polici...

shtator 24, 2026 - 10:00
Ambasada britanike çmon guximin e policisë në Banjskë, Serbisë i bën thirrje të mbajë përgjegjësi

Ambasada britanike në Kosovë ka kujtuar 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, që la të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Duke e kujtuar Afrimin, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar çmon lart guximin dhe profesionalizmi e treguar nga Policia e Kosovës, shkruan IndeksOnline.

“Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme” deklaron Ambasada.

Ky është reagimi i plotë:

Tre vjet pas sulmit tragjik në Banjskë, kujtojmë zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën në shërbim të vendit të tij.

Ne nderojmë guximin dhe profesionalizmin e treguar nga Policia e Kosovës në reagimin ndaj sulmit dhe në rivendosjen e sigurisë, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të prokurorëve të Kosovës për të vënë drejtësinë në vend.

Llogaridhënia mbetet thelbësore.

Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiçin, ende nuk kanë dalë para drejtësisë. Ne u bëjmë sërish thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbajnë përgjegjësi pa vonesa të mëtejshme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.