Ambasada britanike në Kosovë: Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen, përgjegjësit të dalin para drejtësisë
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve. Ata kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën. “As...


Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë për Krimet ndaj Gazetarëve.
Ata kanë thënë se Mbretëria e Bashkuar qëndron përkrah gazetarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Asnjë gazetar nuk duhet të përballet me kërcënime, dhunë apo ngacmime për shkak të kryerjes së punës së tij. Kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve duhet të hetohen dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë. Gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë, të hetojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga pushteti, pa pasur frikë. Luftimi i pandëshkueshmërisë është thelbësor për mbrojtjen e lirisë së medias dhe garantimin e së drejtës së publikut për informim të pavarur”, thuhet në komunikatë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.