Ambasada e Shqipërisë në Shkup dhe studentët nga Tetova e Shkupi zhvillojnë ndeshje miqësore futbolli
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka organizuar një aktivitet sportiv që solli në të njëjtën fushë diplomatët shqiptarë dhe studentët e dy universiteteve në Maqedoninë e Veriut. Në një ndeshje miqësore futbolli, kolegët e Ambasad...
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shkup ka organizuar një aktivitet sportiv që solli në të njëjtën fushë diplomatët shqiptarë dhe studentët e dy universiteteve në Maqedoninë e Veriut.
Në një ndeshje miqësore futbolli, kolegët e Ambasadës u përballën me studentë të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, duke përcjellë mesazhe bashkëpunimi, respekti dhe miqësie.
Në njoftimin e Ambasadës theksohet se sporti ka fuqinë të afrojë njerëzit dhe se loja e drejtë, respekti, disiplina dhe fryma e ekipit janë vlera që ndërtohen në fushën e lojës dhe shoqërojnë të rinjtë edhe në jetën e përditshme.
“Në një rajon me diversitet etnik, fetar dhe kulturor, futbolli krijon një gjuhë të përbashkët. Përmes tij afrojmë të rinjtë, nxisim dialogun, ndërtojmë besim dhe kultivojmë frymën e bashkëjetesës”, thuhet në mesazhin e Ambasadës.
Në fund, Ambasada uroi studentët dhe stafin për energjinë, përkushtimin dhe frymën sportive të treguar gjatë aktivitetit, duke e përmbyllur mesazhin me vlerat: “Respekt. Përkushtim. Bashkëpunim. Këmbëngulje.”, raporton Tetovasot.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.