Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen në krye të qeverisë së re. Rudolph shkruan se “Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të kahershme”. “Që nga ...

shtator 28, 2026 - 14:30
Ambasadori gjerman uron Kurtin: Detyra të rëndësishme ju presin, dialogu me Serbinë esencial

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen në krye të qeverisë së re.

Rudolph shkruan se “Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të kahershme”.

“Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 2008, partneriteti ynë është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Gjermania e vlerëson shumë Kosovën si një partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe një të ardhme evropiane për rajonin”, thuhet në letër.

Ambasadori gjerman i kujton Kurtit aty se ka “detyra të rëndësishme përpara”.

“Detyra të rëndësishme ju presin juve dhe qeverisë suaj. Për Gjermaninë, përkushtimi i Kosovës ndaj integrimit në BE është një shtyllë e bashkëpunimit tonë. Politika e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor mbetet e përqendruar në zgjerimin e BE-së”.

Rudolph ia përmend edhe dialogun me Serbinë si “esencial” për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu i udhëhequr nga BE-ja për normalizimin me Serbinë mbetet esencial për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, shpresoj që ju dhe qeveria juaj do të angazhoheni për rifillimin e tij të shpejtë dhe do të punoni drejt marrëveshjeve praktike, reciprokisht respektuese dhe të qëndrueshme, pasi përparimi në këtë drejtim do të jetë i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të perspektivës evropiane të Kosovës”, shkruan ambasadori në letrën që mban datën 25 shtator.

“Pres me shumë kënaqësi të punoj me ju dhe qeverinë tuaj për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të mbështetur përparimin e Kosovës në këto fusha jetike”, thuhet në fund të letrës.

Këtë letër urimi e publikoi Qeveria e Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.