Ambasadori i BE-së, Rokas, nga Bogovina: Diskutuam për agjendën europiane, reformat dhe fondet tona

Tetovë, 12 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Europian Mihail Rokas, ka takuar sot kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazin. Ai ka deklaruar para mediave, se kanë diskutuar për reformat… The post Ambasadori i BE-së, Rokas, nga Bogovina: Diskutuam për agjendën europiane, reformat dhe fondet tona first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 12, 2026 - 21:00
 0
Ambasadori i BE-së, Rokas, nga Bogovina: Diskutuam për agjendën europiane, reformat dhe fondet tona

Tetovë, 12 shkurt – Ambasadori i Bashkimit Europian Mihail Rokas, ka takuar sot kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazin.

Ai ka deklaruar para mediave, se kanë diskutuar për reformat dhe agjendën europiane, si dhe mendimet dhe këndvështrimet e këshillit komunal dhe kryetarit, ndaj BE-së, për ne janë shumë të rëndësishme.

“Mendimet e këshillit komunal dhe kryetarit, për ne janë shumë të rëndësishme
Jam shumë i kënaqur qe jam këtu me ju.
Jam duke filluar një turne vizitash në komunat e vendit.
Fokusi ynë është të shohim implementimin e fondeve europiane.
U takova me keshillin komunal. E përgëzoj për fitoren, kryetarin. Do te kem një debat, edhe me shoqërinë civile, rreth integrimit në BE.

Diskutuam për kontributin dhe agjendat reformuese të BE-së për vendin. Si dhe pershpejtimi i hyrjes së Maqedonisë, në BE. Dhe sigurimi i anëtarsimit të saj drejt BE-së.
Mendimet dhe këndvështrimet e këshillit komunal dhe kryetarit te komunës, për ne, si perfaqësues të Bashkimit Europian, janë shumë të rëndësishme”, ka përfunduar ai.

The post Ambasadori i BE-së, Rokas, nga Bogovina: Diskutuam për agjendën europiane, reformat dhe fondet tona first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.