Ambasadori Qehaja: Autostrada Shkup-Bllacë, rezultat i viteve të angazhimit dhe lobimit
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se nisja e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë është rezultat i një pune të gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmje...
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka deklaruar se nisja e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë është rezultat i një pune të gjatë dhe angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.
Në një deklaratë për IndeksOnline, Qehaja tha se kjo autostradë përbën një nga projektet e rëndësishme për ndërlidhjen dhe mobilitetin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
“Një ndër caqet kryesore të bashkëpunimit tonë, ai i ndërlidhjes dhe mobilitetit, sot po përurohet. Më konkretisht, pas shumë viteve angazhime, avokime dhe lobime edhe nga ana jonë, sot po e përurojmë fillimin e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë”, tha Qehaja.
Sipas tij, autostrada do të lidhet me përfundimin e autostradës “Arbën Xhaferi” në Kosovë, duke krijuar një lidhje më të drejtpërdrejtë të Kosovës me Korridorin 8.
“Autostrada do të lidhet me fundin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’ dhe do të lidhë qytetarët e Kosovës me Korridorin 8”, u shpreh ambasadori.
Qehaja theksoi se ky segment rrugor është i rëndësishëm jo vetëm për qarkullimin dhe mobilitetin e qytetarëve, por edhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai e konsideroi nisjen e punimeve një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së ndërlidhjes infrastrukturore dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. përcjell Zhurnal.mk .
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.