Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë: Në mundsh!

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë. Një tekst për karakterin, durimin dhe dinjitetin kur bota humbet busullën. Një kujtesë se forca nuk është zhurmë, por qëndrueshmëri. ???? The post Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë: Në mundsh! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 21:30
 0
Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë: Në mundsh!

Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë.

Një tekst për karakterin, durimin dhe dinjitetin kur bota humbet busullën.

Një kujtesë se forca nuk është zhurmë, por qëndrueshmëri.

???? “Në Mundsh” – Rudyard Kipling

Përkthyer nga Robert Shvarc

Një tekst për karakterin, durimin dhe dinjitetin në kohë zhurme, shpifjesh dhe presioni publik.

Një kujtesë se qëndrueshmëria është formë force.

“Në Mundsh” – Rudyard Kipling

(Përkthyer nga Robert Shvarc)

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,

sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin

por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…

Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,

e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,

madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatërrim,

të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,

dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim

ngadhnjim e shpartallim, burim mashtrimesh…

Në durofsh dot thëniet e tua të drejta

në kurthe për trutharët, kopukët që t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta

e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh

si në kumar, në një të vetme lojë,

të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,

dhe humbjen kurrë të mos e zësh në gojë…

Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,

e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,

që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash

e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,

dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton…

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda

me vepra që peshojnë,

dije dhe mos kij asnjë dyshim,

se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,

dhe NJERI do të jesh, o biri im!

#LeximiSëDielës #NëMundsh #Kipling #Dinjitet #Qëndro Gazeta Flaka

The post Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani, flet përmes poezisë: Në mundsh! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .