Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti, ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, tha se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale. Por ai shtoi se një nismë e tillë kërkon edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb. “Unë jam ministë...

shtator 17, 2026 - 00:30
Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Andin Hoti, ministri për Punën, Familjen dhe Vlerat e UÇK-së, tha se do ta votonte “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Por ai shtoi se një nismë e tillë kërkon edhe votat e shumicës së deputetëve të komunitetit serb.

“Unë jam ministër tash, por kam qenë edhe deputet. Me dëshirën më të madhe do ta votoja me dy duar zhbërjen e Gjykatës Speciale, por ne kemi një Kushtetutë dhe na duhet edhe vota e shumicës serbe”, ka deklaruar Hoti në Euronews Albania.

Ai ka shprehur dyshime se një vendim i tillë do të mund të miratohej në Kuvend, edhe nëse do të varej vetëm nga vullneti i deputetëve.

“Unë nuk besoj se, po të ishte në dorën e deputetëve, do të votohej kjo punë”, ka thënë Hoti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.