Anketë: VMRO bindshëm e para, BDI pak para VLEN-it!

VMRO-DPMNE kryeson në rezultatet e anketës së “Granuleks”, me 23,7 për qind të mbështetjes nga të anketuarit, sipas të dhënave të publikuara. Sipas anketës, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, LSDM-ja do të merrte 6,9 për qind...

tetor 25, 2026 - 18:01
Anketë: VMRO bindshëm e para, BDI pak para VLEN-it!

VMRO-DPMNE kryeson në rezultatet e anketës së “Granuleks”, me 23,7 për qind të mbështetjes nga të anketuarit, sipas të dhënave të publikuara.

Sipas anketës, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin tani, LSDM-ja do të merrte 6,9 për qind të mbështetjes, e ndjekur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me 5,8 për qind dhe koalicioni VLEN me 5,2 për qind.

Partia E Majta (Levica) ka 4,9 për qind mbështetje, ZNAM 1,2 për qind, ndërsa partitë e tjera 0,9 për qind.

Një nga të dhënat që bie në sy është përqindja e lartë e qytetarëve që nuk kanë përcaktuar ende qëndrimin e tyre. Sipas anketës, 51,4 për qind e të anketuarve janë të pavendosur, nuk do të votojnë ose nuk kanë dhënë përgjigje.

Rezultatet paraqesin përgjigjet e pjesëmarrësve në anketë dhe nuk përbëjnë domosdoshmërisht parashikim të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve./TS/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.