Apel për ndihmë për Arianitin: Pas muajsh trajtimesh dhe transplantit, beteja kundër sëmundjes vazhdon
Pas muajsh të tërë trajtimesh të vështira, kimioterapish, një operacioni në mushkëri dhe tashmë një transplanti alogjen të qelizave staminale, Arianiti vazhdon betejën e tij të fortë kundër NK/T-cell lymphoma. Familja e tij ka hapur një fu...


Pas muajsh të tërë trajtimesh të vështira, kimioterapish, një operacioni në mushkëri dhe tashmë një transplanti alogjen të qelizave staminale, Arianiti vazhdon betejën e tij të fortë kundër NK/T-cell lymphoma.
Familja e tij ka hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim përballimin e shpenzimeve të mbetura të transplantit, si dhe kostove të trajtimeve, kontrolleve mjekësore dhe periudhës së gjatë të rikuperimit që e pret Arianitin.
Në këtë rrugëtim të vështirë, çdo ndihmë ka rëndësi. Një kontribut, sado i vogël, mund të jetë një mbështetje e madhe për familjen, ndërsa edhe shpërndarja e fushatës me miq, të afërm dhe të tjerë mund të ndihmojë që apeli të arrijë te sa më shumë njerëz.
Familja e Arianitit shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që deri tani kanë qëndruar pranë tyre, duke kontribuar financiarisht, duke u lutur dhe duke ofruar mbështetje në këtë periudhë të vështirë.
“Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë, për çdo lutje dhe për çdo fjalë mbështetjeje.”
Si mund ta ndihmoni Arianitin
Përmes GoFundMe:
Fushata për Arianitin në GoFundMe
Për transfere brenda Kosovës:
Emri: Alban Robelli
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Numri i llogarisë: 1501130000271283
Për transfere nga jashtë Kosovës:
Emri: Alban Robelli
IBAN: XK051501130000271283
SWIFT/BIC: RBKOXKPR
Banka: Raiffeisen Bank Kosovo
Shteti: Kosovë
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
