Apeli vendos per Vlora Hysenin
Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja. Avokati i saj kishte kërkuar që të ndrysh...


Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja.
Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.“Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.
Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates së Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.
Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.