Arben Gashi: “Do jem kandidat për kryetar të LDK-së”
Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për kryetar të LDK-së. I pyetur nëse do jetë kandidat, Gashi tha: “Gjasat maksimale janë që po, nëse do kem...


Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka konfirmuar ekskluzivisht në Pressing në T7 që ka ambicie dhe do jetë kandidat për kryetar të LDK-së.
I pyetur nëse do jetë kandidat, Gashi tha:
“Gjasat maksimale janë që po, nëse do kemi një garë të mirëfillt, të hapur dhe demokratike. Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do jem….Nëse do ketë konsensus paraprak në kompromis nuk duhet të jemi destruktiv, nëse hapet gara do jem kandidat”, tha Gashi në Pressing, transmeton Express.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.