Arben Gashi e akuzoi se i quajti shqiptarët “terroristë”, Rashiq: Është e pavërtetë, nuk ka ndodhur kurrë
Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, ka reaguar ndaj pretendimit të deputetit Arben Gashi se ai i kishte quajtur shqiptarët “terroristë”. Rashiq e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke deklaruar se një gjë e tillë nu...


Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, ka reaguar ndaj pretendimit të deputetit Arben Gashi se ai i kishte quajtur shqiptarët “terroristë”.
Rashiq e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim, duke deklaruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.
“Është e pavërtetë, kurrë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Rashiq.
Ai ishte i pranishëm sot edhe në seancën fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh dhe para gjykatës u deklarua plotësisht i pafajshëm.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.