Arbër Ademi: Kujtimi për martirët e Lubotenit është obligim që tragjedi të tilla të mos përsëriten
Sot, në Luboten, u përkujtuan martirët e tragjedisë së 12 gushtit 2001. Njëzet e pesë vjet pas ngjarjes, Arbër Ademi theksoi se koha nuk e zbeh përgjegjësinë për të kujtuar dhjetë civilët shqiptarë që humbën jetën, mes tyre edhe një fëmijë ...
Sot, në Luboten, u përkujtuan martirët e tragjedisë së 12 gushtit 2001. Njëzet e pesë vjet pas ngjarjes, Arbër Ademi theksoi se koha nuk e zbeh përgjegjësinë për të kujtuar dhjetë civilët shqiptarë që humbën jetën, mes tyre edhe një fëmijë vetëm gjashtëvjeçar.
Ademi tha se përkujtimi i Lubotenit nuk duhet të mbetet vetëm një kthim në një kapitull të dhimbshëm të historisë, por duhet të shërbejë si leksion për të tashmen dhe për brezat e ardhshëm.
“Paqja nuk është e vetëkuptueshme, ndërsa urrejtja, ndarjet dhe padrejtësia nuk duhet të lejohen kurrë më të prodhojnë tragjedi njerëzore”, theksoi Ademi.
Sipas tij, vetëm përmes përballjes me të kaluarën mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë, më e barabartë dhe më e sigurt për të gjithë.
Në fund, Ademi u përul me respekt para kujtimit të martirëve të Lubotenit dhe shprehu solidaritet me dhimbjen e familjeve të tyre.
“Kujtesa për ta është njëkohësisht obligim që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!”, u shpreh Arbër Ademi. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi: Kujtimi për martirët e Lubotenit është obligim që tragjedi të tilla të mos përsëriten appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.