Arbër Ademi takon përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup
Sekretari i pergjithshem i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup. Ademi bëri të ditur se takimi u zhvillua me ftesë të përfaqësuesve të ambasadës, ...
Sekretari i pergjithshem i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup.
Ademi bëri të ditur se takimi u zhvillua me ftesë të përfaqësuesve të ambasadës, ndërsa në të morën pjesë këshilltari i parë, Filip Marsheto, dhe Ardian Ramadani, pjesë e stafit të ambasadës.
Sipas Ademit, gjatë bashkëbisedimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon, si dhe për hapat që duhet të ndërmerren në kuadër të rrugëtimit evropian të vendit.
“Franca është vend mik i yni, andaj çdo bashkëbisedim me miqtë tanë nga ky vend, është në drejtim të ndërgjegjësimit dhe lehtësimit të rrugëtimit europian”, ka deklaruar Ademi.
Takimi vjen në një periudhë kur integrimi evropian dhe reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit mbeten ndër temat kryesore të debatit politik në vend. Gazeta Flaka
The post Arbër Ademi takon përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.