Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të BDI-së Artan Grubi, duke e krahasuar këtë atmosferë me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër korrupsionit dhe k...
Aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka reaguar ndaj festimeve në Shkup për kthimin në shtëpi të ish funksionarit të BDI-së Artan Grubi, duke e krahasuar këtë atmosferë me protestat e zhvilluara në Tiranë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Në një reagim në Fejsbuk, Xhaferi ka vënë në kontrast dy ngjarjet e së njëjtës ditë: protestat e qytetarëve në Tiranë kundër korrupsionit dhe festimet në Shkup, ku qytetarë dhe të rinj, siç shprehet ai, mes tyre edhe “pomllad sorabotnika”, e pritën me entuziazëm kthimin e ish funksionarit.
Xhaferi rikujton se ish funksionari është përfshirë në Listën e zezë amerikane, ndërsa përmend edhe akuzat për keqpërdorim të parave publike dhe pretendimet për ndikim në procesin gjyqësor që përfundoi me lirimin e Sasho Mijallkovit.
“Dje: Qytetarë të shumtë në protesta në Tiranë kundër hajnave dhe korrupsionit të funksionarëve publikë që kërkojnë burgosjen e tyre. Po ashtu dje: Qytetarë e të rinj të shumtë, shumica pomllad sorabotnika, në festë në Shkup, me flakadanë e me entuziazëm festojnë kthimin në shtëpi të një ish funksionari të akuzuar për keqpërdorim të parave publike dhe një njeriu që është në Listën e zezë amerikane për ndikim dhe ndreqje të procesit gjyqësor nga i cili u lirua Mijallkovi”, ka shkruar Xhaferi.
Krejt në fund ai e përmbyll mesazhin me një shprehje ironike: “S’i ka kot shqiponja dy koka!”.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.