Arkin Jahiji kandidati i BDI-së për Bërvenicën në zgjedhjet e 18 tetorit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen më 18 tetor 2026. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pas ndarj...
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zyrtarizuar Arkin Jahijin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen më 18 tetor 2026.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pas ndarjes nga jeta të kryetarit të deritanishëm të komunës, Ivica Ilievski.
Nga BDI-ja thonë se me kandidaturën e Jahijit synojnë të ofrojnë një qasje të re në drejtimin e komunës, me fokus te zhvillimi, administrata lokale, investimet dhe trajtimi i barabartë i banorëve.
Në prezantimin e kandidaturës, BDI e përshkruan Jahijin si një kandidat që përfaqëson, sipas tyre, përgjegjësi dhe vizion për zhvillimin e Bërvenicës.
Partia thekson se synimi është që administrata të jetë më pranë qytetarëve, të realizohen investime konkrete dhe të krijohen mundësi të barabarta për të gjitha vendbanimet e komunës.
“Arkin Jahiji do të jetë zëri i çdo qytetari dhe partner i secilit që dëshiron të kontribuojë për zhvillimin dhe mirëqenien e komunës”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Me zyrtarizimin e Jahijit, gara për drejtimin e Bërvenicës hyn në një fazë të re, ndërsa partitë pritet të bëjnë publike edhe kandidaturat dhe programet e tyre për zgjedhjet e 18 tetorit.
The post Arkin Jahiji kandidati i BDI-së për Bërvenicën në zgjedhjet e 18 tetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.